2630 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq

Prishtinë, 16 janar 2018 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar me gjuhën më të ashpër aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, i cili ndodhi sot në mëngjes para selisë së tij së partisë së tij në pjesën veriore të Kosovës.

“E dënoj në mënyrën më të fuqishme aktin e rëndë të vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. Pa marrë parasysh motivet, akti trishtues i vrasjes dhe dhuna si mjet është në kundërshtim me përpjekjet tona të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse për të vënë rend dhe sundim të së drejtës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

Ai, gjithashtu ka ftuar institucionet përgjegjëse të sundimit të Ligjit në Kosovë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të bashkëpunojnë në ndriçimin sa më të shpejtë të rrethanave, në mënyrë që të vihen para drejtësisë autorët e aktit kriminal

Foto Galeria