2631 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 15 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në Holandë

Eindhoven, 15 janar 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Hagë, Vjosa Dobruna, me ftesë të autoriteteve holandeze, ishin të ftuarit e nderit në koncertin ‘Mesha e Paqes’ që mbajt në Muziekgebouw në Eindhoven.

 

 Në një sallë të bukur e të mbushur plotë dhe me pjesëmarrje edhe të personaliteteve publike, ushtarake, kulturore, me një fjalim konciz e human të ambasadores sonë, Vjosa Dobruna dhe të nikoqirit, u përformua në mënyrë brilante deri në magji vepra e kompozitorit velsian Karl Jenkins; The Armed Man – një pjesë e së cilës i është dedikuar viktimave të luftës në Kosovë.

Zëvendësministri Berisha ka thënë se ky dedikim dhe përformim i artistëve të nivelit botëror është një nderim që i bëhet popullit të Kosovës që duhet të na shtyj të gjithë neve të kemi më shumë respekt për vetën si dhe për ata që na nderojnë.

Foto Galeria