2634 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadori Norvegjisë priti Zëvendësministrin e jashtëm, Gjergj Dedaj

Prishtinë, 9 janar 2018 - Ambasadori i Norvegjisë, Shkëlqesia e Tij, Pjer Strand Sjaatad, priti në një takim Zëvendësministrin e Jashtëm, z. Gjergj Dedaj.

 

Ambasadori Sjaatad dhe Zëvendësministri Dedaj biseduan për gjendjen aktuale politike në Kosovë, çështjen e Gjykatës Speciale, demarkacionit me Malin e Zi, asociacionit, liberalizimit të vizave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës.

Dedaj falënderoi ambasadorin dhe popullin mik norvegjez dhe Norvegjinë për kontributin e dhënë për të ardhmen evropiane dhe demokratike të Kosovës. 

Foto Galeria