2636 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 08 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli në shtypin e Emirateve e Bashkuara Arabe: Nuk e harrojmë kontributin e Sheikh Zayedit për ndihmën e Emirateve dhënë Kosovës

Abu Dhabi, 8 Janar 2018 - Vizita e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në Emiratet e Bashkuara Arabe, është përcjellur me interes të madh dhe është pasqyruar nga shtypi vendës.

 Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Pacolli: Nuk e harrojmë kontributin e Sheikh Zayedit për ndihmën e Emirateve dhënë Kosovës ka qenë titulli në alittihad.ae.

Në ndërkohë, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës z. Pacolli po merr pjesë në Konferencën “New Nexus”, ka qenë titull tjetër në wam.ae.

Vizitën e tij të parë në cilësinë e Ministrit të Jashtëm në Emiratet e Bashkuara, Ministri i Jashtëm, Pacolli e nisi me pjesëmarrjen dhe prezantimin e tij si njëri nga panelistët kryesorë në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Diplomacinë Kulturore (IICD), me temën “The New Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State”, ngjarje kjo, që tuboi shumë ministra e akademikë nga shtete të ndryshme të botës. 

Gjatë ditës së sotme, ai pritet të ketë takime të tjera të nivelit të lartë me përfaqësuesit e shtetit pritës.

 
 

Foto Galeria