2646 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 December 2017
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Slloveni, nis takimet me homologun e tij slloven

Prishtinë, 19 Dhjetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, ka nisur sot vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.Kreu i diplomacisë kosovare fillimisht është takuar me homologun e tij, ministrin e jashtëm slloven, Karl Erjavec, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti.

 

 Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dy-palëshe në mes dy vendeve dhe në të gjitha fushat, duke shprehur përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm politik për hapjen e horizonteve të reja në funksion të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Jashtëm Pacolli do të zhvillojë takime ndaras edhe me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe me Kryetarin e Parlamentit Milan Brglez.

Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Sllovenisë karakterizohen nga fryma e miqësisë, partneritetit dhe mbështetja e vazhdueshme, që ky shtet i ka dhënë Kosovës. Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Sllovenia llogaritet si njëri nga shtetet me nivel të lartë të Investimeve të Huaja Direkte në vend dhe në tregun e Kosovës sot operojnë qindra kompani me kapital slloven.

 

Foto Galeria