2650 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 15 December 2017
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohen prioritetet e shtetit italian si kryesues gjatë vitit 2018

Prishtinë, 15 Dhjetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të ndarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Shefin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-së) në Kosovë, Ambasadorin, Jan Braathu.

 

Në margjina të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli e ka informuar Ambasadorin Braathu mbi zhvillimet e gjithmbarshme politike në vendin tonë, të arriturat e deritanishme, si dhe për objektivat dhe synimet e Qeverisë së Republikës për vitin e ri kalendarik.

Në ndërkohë, Ambasadori Braathu e ka njoftuar Ministrin Pacolli në lidhje me planet dhe aktivitetet e këtij Misioni në Kosovë për vitin e ardhëm, si dhe për prioritetet e shtetit Italian, e cila do të jetë kryesuese e OSBE-së gjatë vitit 2018. 

 

Foto Galeria