2655 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 December 2017
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli uron homologen e tij dhe popullin kenian, me rastin e 54 vjetorit të Pavarësisë (Ditës së Jamhuri-it)

Prishtinë, 12 Dhjetor 2017 – Me rastin e 54 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kenias, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka uruar popullin kenian dhe homologen e tij nga ky shtet, Ministren e Jashtme, znj Amina Mohamed.

 “Në emër të Presidentit Thaçi dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, dëshirojë t’ju përcjellë urimet më të sinqerta Juve dhe popullit Tuaj, përderisa Ju shënoni 54 vjetorin e Pavarësisë së kombit Tuaj më 12 Dhjetor, 2017.

Le të shërbejë Dita e Jamhuri-it dhe përvjetori ynë jubilar i dhjetë vjerorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës si një pikënisje për hapjen e portave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli në urimin e Tij.

Foto Galeria