2658 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 11 December 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendës-ministrja e Jashtme Vuniqi, po merr pjesë në konferencën e shteteve afrikane në Egjipt, takime me përfaqësues shtetesh njohëse dhe jo-njohëse

Sharm El-Sheikh - Zëvendës-Ministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, po merr pjesë në konferencën “Afrika 2017”, e cila po i zhvillon punimet e saj në Sharm El-Sheikh, të Egjiptit, e cila ka mbledhur shefa të shteteve, krerët e Qeverive si dhe Ministra nga vende të ndryshme nga shtetet e kontinentit afrikan.

 

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë konferencë, Zëvendës-ministrja Vuniqi është takuar me disa ministra të Punëve të Jashtme dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga shtetet, që ishin të pranishëm në këtë ngjarje, duke përfshirë shtetet, që e kanë njohur dhe ato që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në këtë drejtim, ajo fillimisht  zhvilloi një takim të ndarë me ministrin e Jashtëm të Somalisë, me të cilën kanë diskutuar mbi nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve. Gjatë këtij bashkëbisedimi, Ministrja Vuniqi e ka falënderuar ministrin nga Somalia për përkrahjen, që Somalia i ka dhënë Kosovës që nga njohja, vendosja e mëpasme e marrëdhënieve diplomatike, si dhe për lobimin në shtetet afrikane për të njohur Kosovën.

Veç ministrit të jashtëm nga Somalia, Ministrja Vuniqi takoi delegacione të dy shteteve, që nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës.

Konferenca “Afrika 2017”, e titulluar“Biznes për Afrikën, Egjiptin dhe Botën” do të zhvillojë punimet edhe nesër, ndërsa në fokus ka çështjet ekonomike.

Afrika, sot llogaritet kontinenti mëtërheqës për investime të jashtme. Zëvendës-Ministrja Vuniqi është përfaqësuesja e vetme nga Kosova, që po merr pjesë në këtë konferencë.

Foto Galeria