2664 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 30 November 2017
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli takohet me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. McMaster

Uashington D.C., 30 Nëntor 2017 – Në ditën e tretë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, së bashku me Ministra të Jashtëm nga shtetet fqinje dhe ato të rajonit është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Amerikan, Gjeneralin H.R. McMaster.

 

Takimi i përbashkët i Ministrave të Punëve të Jashtëm u zhvillua sot në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa u diskutuan zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor, zotimet e shteteve respektive për bashkëpunim të mëtejmë si dhe nevoja për rritjen e rolit, përkushtimit dhe prezencës së ShBA-së në rajon.

Veç takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit amerikan, Zëvendëskryeministri Pacolli zhvilloi takime të ndara edhe me znj Molly Montgomery, Këshilltare Speciale e Zëvendës-Presidentit të ShBA-së për Evropë dhe Rusi si dhe z. Brad Berkley, Drejtor për Çështje Evropiane për vendet e Baltikut, Ballkan, Evropë Qëndore dhe Detin e Zi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, institucion ky kryesor i politikëbërjes në Shtëpinë e Bardhë.  

 
 

Foto Galeria