2666 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 30 November 2017
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli në DASH, ri-konfirmohet mbështetja dhe angazhimi amerikan

Uashington D.C., 30 Nëntor 2017 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z.Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në një takim të ndarë në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, i cili shoqërohej edhe nga Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, z. Hoyt Yee.

 

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar mbi nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke përfshirë çështjet më prioritare, zhvillimet e gjithëmbarshme politike në rajon, si dhe nevojën e rritjes së angazhimit amerikan në këtë pjesë. 

“Zhvillova një takim shumë pozitiv me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Hoyt Yee.

Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme dhe do të ketë angazhim më të madh të ShBA-ve në Kosovë dhe rajon. 

Do të jemi në sintoni të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë - Serbi mbeten çështje kryesore. Partneriteti dhe aleanca jonë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, pranoi detyrën e tij të re në tetor të këtij viti, ndërsa është përgjegjës për marrëdhëniet diplomatike me 50 vende të Europës dhe Euro-Azisë, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe OSBE-në. 

 
 

Foto Galeria