2678 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 22 December 2017
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli pjesë e ministerialit të OBI-it në Stamboll, takon përfaqësues shtetesh njohëse dhe jo-njohëse

Stamboll, 22 Nëntor, 2017 - Me ftesë të Qeverisë së Republikës së Turqisë, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, po merr pjesë dhe po e përfaqëson Republikën e Kosovës në sesionin e 33-të të COMCEC-ut, Organit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Tregtarë të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po i zhvillon punimet e saj në Stamboll të Turqisë.

 

Në sesionin e pasdites, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Pacolli, do t’i adresohet edhe më një fjalim sesionit ministror të njëzet e katër Ministrave të Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme të shteteve anëtarë të kësaj Organizate, të pranishëm në këtë takim. 

Pjesëmarrja e Ministrit të Jashtëm, Pacolli, në këtë ministerial është konceptuar si mundësi për të forcuar marrëdhëniet me vendet e kësaj Organizate, që tashmë e kanë njohur vendin tonë dhe njëkohësisht për të lobuar tek ato, që ende nuk e kanë marrë këtë vendim. 

Në margjina të këtij ministeriali Ministri, Pacolli, është takuar me disa delegacione dhe përfaqësues të nivelit të lartë të shteteve njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës. 

Organizata e Bashkëpunimit Islamik përbëhet nga 57 shtete anëtare, prej të cilëve 36 shtete e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. 

 
 

Foto Galeria