2684 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 17 November 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli pjesë e takimeve me krerët e lartë të BE-së në Bruksel

Bruksel, 17 Nëntor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, e ka shoqëruar Kryeministrin e vendit, z. Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel dhe takimeve respektive të nivelit të lartë, që u zhvilluan sot në kryeqytetin evropian.

 

Ai, fillimisht ka marrë pjesë në takimin e dytë të Këshilli të Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA-së) midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, takim në të cilin, ndër të tjera, është vlerësuar se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është në thelb të marrëdhënieve midis BE dhe Kosovës dhe se ajo siguron kornizën kontraktuale nëpërmjet së cilës BE-ja dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre. 

Pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, Ministri i Jashtëm, Pacolli ka marrë pjesë edhe në takimin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. 

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit të përmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane; synimin e Kosovës për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2018; rëndësinë e përmbylljes, respektivisht përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, adresimin e kriterit të mbetur për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi si dhe ndër të tjera edhe përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjithë vendet fqinje, duke përfshirë edhe Serbinë.

 

Foto Galeria