2688 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 14 November 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli merr pjesë në përurimin e liqenit akumulues në lumin Ibër

Prishtinë, 14 nëntor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë sot përurimin e liqenit artificial në luginën e Ibrit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniqi, si dhe qytetarë të shumtë të cilët kishin ardhur ta përcjellin këtë ceremoni. 

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli e përgëzoi kryetarin Bahtiri për punën dinjitoze në liqenin artificial. Ai tha se ky është edhe një sukses tjetër i madh i kryetarit Bahtiri, i cili do të zbatojë edhe shumë projekte gjigande si kjo. 

“Bahtiri e ka vullnetin, zotësinë dhe krahun për ta sfiduar të ardhmen" tha Pacolli duke përshëndetur iniciativën madhështore të kryetarit të Mitrovicës. 

Në fjalën e tij para bashkëqytetarëve, Bahtiri tregoi se si i gjithë projekti është realizuar pas një pune të madhe dhe me përkushtim. "Ky liqen është rezultat i punës tonë dinjitoze. Këtu i kemi mbjellur edhe 1200 drunj, ndërsa 2.7 hektarë do të shfrytëzohen për pishina të mbyllura olimpike dhe shëtitore", ka treguar ndër të tjera Kryetari i Mitrovicës. 

Foto Galeria