2690 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 November 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Berisha pret në takim ambasadorin slloven, Bertoncelj

Prishtinë, 13 nëntor 2017 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

 

Me këtë rast, ambasadori slloven Bertoncelj e uroi zëvendësministrin Berisha për marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendësministrit të punëve të jashtme .
Nga ana tjetër zëvendësministri Berisha falënderoi ambasadorin Bertoncelj për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit slloven. Berisha uroi Slloveninë për zgjedhjen e presidentit të ri, Borut Pahor. 

Po ashtu, zëvendësministri Berisha kërkoi nga Sllovenia si anëtare e BE-së, përkrahje në proceset integruese evropiane dhe regjionale. Ndërkohë u theksua se përvoja e Sllovenisë në këto procese integruese dhe modeli i zgjidhjeve të çështjeve të hapura bileterale, si dhe të bashkëpunimit regjional mund të ndihmojnë Kosovën. 

Ishte konstatim i përbashkët se raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve të vazhdojnë dhe të thellohen edhe më tutje.

 

 

Foto Galeria