2696 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 November 2017
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli shpreh keqardhje dhe e dënon ashpër sulmin në Teksas të ShBA-ve

Prishtinë, 5 Nëntor 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shpreh keqardhje dhe dënon ashpër sulmin e sotshëm, që ndodhi në një Kishë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga i cili, sipas raportimeve të deritashme disa njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.

“Shpreh keqardhje dhe e dënoj ashpër sulmin tjetër të tmerrshëm, që ndodhi sot në një objekt kulti fetar, në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përderisa detajet dhe qëllimet e këtij sulmi kriminal janë ende objekt hetimi i autoriteteve përgjegjëse, bashkëshortja dhe unë dëshirojmë t’i përcjellim nëpërmjet popullit dhe institucioneve amerikane ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë.”- përfundon deklarata e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli. 

Foto Galeria