2711 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 October 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, nesër, më datë 25 Tetor, 2017 do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Maqedoni, kreu i diplomacisë së Kosovës do të takohet fillimisht me homologun e tij maqedon, Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, pastaj me Kryeministrin, z. Zoran Zaev, si dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi.

Takimi i parë do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë me fillim në ora 9:20. 
Pas këtij takimi të dy Ministrat e Jashtëm do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp në orën 10:50 në sallën e konferencave në katin e parë. 

Takimi me Kryeministrin Zaev do të mbahet në ambientet e Qeverisë me fillim nga ora 11:00, ndërsa ai me Kryetarin e Kuvendit, z. Xhaferi, me fillim nga ora 11:45 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
Mediat e interesuara për mbulimin e kësaj vizite janë të mirëseardhura. 
 

Foto Galeria