2719 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 10 October 2017
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli mirëpret homologun e tij nga Finlanda, vlerëson marrëdhëniet miqësore dhe rolin finlandez në shtet-ndërtim

Prishtinë, 10 Tetor 2017 – Kryediplomati i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, së bashku me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme i kanë shprehur mirëseardhje Ministrit të Jashtëm të Finlandës, Timo Soini dhe delegacionit e tij, në prag të nisjes së vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.

 

Nevoja për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës për anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare nga shteti finlandez; thellimi i bashkëpunimit në fushën e edukimit; si mbështetja për proceset evro-atlantike të Kosovës dhe liberalizimit të vizave kanë qenë disa nga temat e diskutuara.

Në vazhdim të takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe dy popujve, duke shprehur gatishmëri dhe vullnet të dyanshëm për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të tyre.

Në këtë drejtim, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, i ka shprehur një falenderim të vecantë homologut të tij finlandez edhe për rolin dhe kontributin e shtetit finlandez para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe në vecanti për rolin historik të Presidentit, Martti Ahtisaari, në zgjidhjen përfundimtare të statusit ndërkombëtarë të Kosovës.

Gjatë vizitës në vendin tonë, Ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini, do t’i takojë edhe Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, Kryeministrin, Ramush Haradinaj si dhe Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

 

Foto Galeria