2727 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 03 October 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zv/KM dhe Ministri i Jashtëm Pacolli pret Zëvendës-Kryeministrin e Maqedonisë Osmani, Kosova dhe Maqedonia me mbledhje të përbashkët në mes dy Qeverive

Prishtinë, 3 Tetor 2017 – Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët në mes të dyja Qeverive; do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit ndërmjet dy shteteve respektive; do të synojnë projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikojnë mundësinë e krijimit të pikave të përbashkëta doganore.

 

Këto ishin disa nga temat e takimit, të cilat u diskutuan në takimin në mes Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, me Zëvendës-Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, takimi ky i cili u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike ishte një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme. 

Në ndërkohë, sa i përket vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë përkitazi me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, pritet që Maqedonia t’i përmbahet dhe të veprojë në linjë me vendimin e saj për njohjen e Kosovës.

 

Foto Galeria