2741 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 September 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli takoi ambasadorin e Republikës së Maqedonisë dhe të Zvicrës

Prishtinë, 25 shtator 2017 - Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i punëve te Jashtme z. Behgjet Pacolli ka pritur sot ne takime të ndara, fillimisht ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Kosovë, z. Ilia Strasevski dhe më pas edhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, z. Jean-Hubert Lebet.

 

Në takimin me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i punëve te Jashtme z. Behgjet Pacolli dhe ambasadori Strasevski kanë vlerësuar pozitivisht raportet ne mes te Republikës se Kosovës dhe Republikës se Maqedonisë, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi. 

Z. Pacolli ka kërkuar qe te intensifikohet bashkëpunimi, e sidomos ai i karakterit ekonomik përmes sigurimit te lëvizjes se lirë të mallrave. Po ashtu është diskutuar edhe themelimi i projekteve të përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies se qytetarëve. 

Ambasadori maqedonas z. Strasevski ka shprehur kënaqësinë për takimin si dhe ka vlerësuar lartë raportet ne mes te dy vendeve, duke u dakorduar për vazhdimin e thellimit te bashkëpunimit ekonomik të cilin ai e ka vlerësuar si prioritar.

Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Kosovës, z. Jean-Hubert Lebet ka shprehur përkrahjen e fuqishme të Zvicrës për Kosovën , duke garantuar kështu mbështetjene shtetësisë së saj në instanca të ndryshme ndërkombëtare. Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Zvicrës për gadishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në lëmenjë të ndryshëm. 

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve te Jashtme z. Behgjet Pacolli, gjithashtu ka kërkuar nga ambasadorët, vazhdimin e përkrahjes nga shtetet e tyre ndaj përpjekjeve të Kosovës për te forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar përmes anëtarësimit ne organizatat ndërkombëtare. 

Ne vazhdim të këtyre takimeve, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësitë e tjera te thellimit te bashkëpunimit si dhe janë dakorduar edhe për organizmin e takimeve ne mes te dinjitarëve te lartë shtetëror. 

Foto Galeria