2748 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 September 2017
  • SHARE
  • PRINT

Takimet e Zv/Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

New York, 19 Shtator 2017 

Kosova formalizon bashkëpunimin me Jordaninë në inteligjencë, siguri dhe arsim 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se brenda pak javësh delegacionet e Kosovës do të udhëtojnë në Jordani për të formalizuar bashkëpunimin me Jordaninë në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe arsimit. 

 

 

"Aktivitetin tim diplomatik bashkë me presidentin e Kosovës, e fillova në Nju Jork me një takim me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Dakordim i plotë për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve. Brenda pak javësh delegacionet e Kosovës do të udhëtojnë në Jordani për të formalizuar bashkëpunimin me Jordaninë në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe arsimit", ka thëne Pacolli. 





Zëvendëskryeministri Pacolli: Lëvizja e lirë e qytetarëve pa viza, temë kyçe e takimit me Tusk 

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli ka shkuar se lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës pa viza, ishte temë kyçe e takimit me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk. 

 

"Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës pa viza ishte temë kyçe e takimit me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk. Zotim, përkushtim dhe vullnet për ecjen e përbashkët drejt Evropës", ka thënë Pacolli. 





Pacolli falënderon Omanin për mbështetjen ndaj Kosovës 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Omanit për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. 

 

"Mirënjohës ndaj Ministrit të Jashtëm Jusuf bin Alaëi bin Abdullah për mbështetjen e vazhdueshme të Omanit dhënë Kosovës. Ne u pajtuam të zgjerojmë marrëdhëniet tona dypalëshe" , ka thënë kreu i diplomacisë kosovare. 





Pacolli takoi ministrat e jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines 

Në vazhdën e takimeve që po zhvillon në Asamblenë e OKB-së Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në vazhdën e takimeve që po zhvillon në Asamblenë e OKB-së, takoi ministrat e jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines. 

 

"Në vazhdën e takimeve të ngjeshura në takimet e rregullta të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takuam në një takim dy-palësh edhe me Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines. Shprehëm gatishmërinë, përkushtimin dhe vullnetin tonë për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve. Shumë optimist që autoritetet e këtij vendi të lëvizin në drejtim të njohjes së Republikën e Kosovës në javët në vijim", ka thënë Pacolli. 





Pacolli: Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur 

Pacolli: Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur 13 orë më herët Pacolli tha se ri-konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kanë takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. 

 

"Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me Presidentin Thaçi, takuam edhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Takim miqësor dhe frytdhënës. Ri-konfirmuam marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve, duke shprehur zotimin dhe përkushtimin e dy-anshëm për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur në lidhje me procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë dhe anëtarësimin e saj në të gjitha Organizatat Ndërkombëtare", ka thënë kreu i diplomacisë kosovare.

Foto Galeria