2749 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 September 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dënon gjuhën e përdorur anti-semitiste në Kosovë

Prishtinë, 19 Shtator, 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, e ka dënuar me fjalët më të ashpra të mundshme gjuhën e përdorur me përmbajtje anti-semitiste ndaj popullit dhe shtetit izraelit, nga një kandidat i një subjekti politik për Kryetar Komune në Republikën e Kosovës.

 

"Marrëdhëniet në mes popullit shqiptar të Republikës së Kosovës dhe atij izraelit kanë qenë gjitheherë të shkëlqyeshme dhe për këtë më së miri e dëshmon historia. Gjuha dhe deklaratat me përmbajtje urrejtëse dhe elemente të forta anti-semitiste janë të papranueshme dhe duhet të dënohen jo vetëm nga Institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës, por, nga cdo qytetar ordiner. Kosova dhe populli i saj gjithherë kanë qenë shembull i tolerancës ndër-etnike dhe ndër-fetare dhe kjo frymë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen", ka thënë Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli. 

Në vijimin të reagimit të tij, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, i ka uruar Vitin e Ri "Rosh Hashanah", popullit hebrenj gjithandej nëpër botë dhe Bashkësisë Hebraike të Kosovës, duke i dëshiruar një vit të mbarë, të batshëm dhe ku paqja, respekti, dhe harmonia të mbizotërojnë

Foto Galeria