2750 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 17 September 2017
  • SHARE
  • PRINT

Sqarim lidhur me intervistën e Zv/Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm, z.Behgjet Pacolli dhënë mediumit zviceran SRF

Të nderuar,
Të gjitha verzionet e shkurtuara në shqip të një interviste që Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z.Behgjet Pacolli i ka dhënë radiotelevizionit të Zvicrës gjermane SRF, janë me pasaktësi.



Prej këtyre pasaktësive, janë ndërtuar interpretime të gabuara sipas parimit të "stuhisë në gotën e ujit".

Të bashkangjitur e keni verzionin në VIDEO si dhe Transkriptin e pjesës së shkurtuar(manipuluar) të intervistës që është dhënë në shqip. Kush është i interesuar për gjithë intervistën, mund t'ja vendosim në dispozicion.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Pacolli është i njohur për iniciativat e shumta politike dhe legale ndaj reporterit Dik Marti, ndaj spekulimet janë në rastin më të mirë, mbështetur në dritëshkurtësi dhe në parimin e "fotokopies së keqe që prodhon kopie të këqia".


Transkripti nga pjesa e intervistes së keqinterpretuar të Zv/Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli 

Behgjet Pacolli: Më shumë është thënë se sa që është bërë. Flitet për këtë Gjykatë që moti; këto ngritje të aktakuzave i kam pritur para një viti ose dy. 

Është mirë që dikush ngre aktakuzë për dikë që ka bërë krime dhe nëse në mesin e kosovarëve ka njerëz të tillë që kanë bërë krime gjatë luftës, është e drejtë që ata të inkriminohen dhe të dënohen për këtë.

Ne sot jetojmë në shekullin 21, në mileniumin e tretë ku toleranca e bashkëpunimi vihen në rendin e parë dhe nuk duhej të bëhet fjalë as për hidhërimet nga e kaluara e as për urrejtjet ndërfetare apo ndërnacionale.

Unë besoj se Kosova e ka marrë drejtimin e vet paqësor; interesi i saj është që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Kosova i respekton fqinjët e vet; Kosova respekton çdo gjë që është civilizuese dhe ky respekt -besoj çdokush e di që duhet të jetë i ndërsjellë.  

http://www.srf.ch/news/international/diese-regierung-wird-ihr-mandat-erfuellen

Foto Galeria