2767 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 06 September 2017
  • SHARE
  • PRINT

Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë Memorandumin për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale, 2017

Prishtinë, 6 Shtator 2017 – Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në lidhje me vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës, që do të mbahen më datën 22 tetor, 2017.

 

Nënshkrimi i këtij Memorandumi u bë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në mes Ushtruesit të Detyrës së Ministrit të Jashtëm, Emanuel Demaj, në emër të Republikës së Kosovës dhe Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila njëkohësisht ushtron edhe funksionin e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ky Memorandum parasheh që Bashkimi Evropian do t’i dërgojë Qeverisë së Republikës së Kosovës një kopje të deklaratës të Misionit Vëzhgues të BE-së mbi të gjeturat dhe konkluzionet e hershme, e cila do të lëshohet pas Ditës së Zgjedhjeve Lokale dhe një kopje tjetër të raportit final të Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian, e cila do të lëshohet disa javë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Foto Galeria