2775 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 August 2017
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për medie: Demaj pret në takim Ambasadorin e Austrisë, vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve

Prishtinë, 29 Gusht 2017 – Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka pritur në një takim të veçantë, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Austrisë në Republikën e Kosovës, Gernot Pfandler.

 

Në kuadër të këtij takimi, Ministri Demaj ka vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të dyja vendeve në nivelin dy-palësh dhe shumë-palësh si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa-rezervë të shtetit austriak karshi Republikës së Kosovës në procesin e shtet-ndërtimit si dhe anëtarësimit të saj në nisma rajonale dhe ndërkombëtare. 

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe mbi konstruktivitetin e Kosovës në Samitin e Trieshtes; pjekurinë e dëshmuar të vendit tonë në bashkëpunimin rajonal; nevojën për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare; synimin për rritjen e bashkëpunimit dy-palësh me shtimin e marrëveshjeve të reja; si dhe për përkrahjen e studentëve të Republikës së Kosovës në seminaret e rregullta në Austri.

 

Foto Galeria