2776 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 28 August 2017
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për medie: Ministri Demaj mirëpret ri-emërimin e Bushatit për Ministër të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë

Prishtinë, 28 Gusht 2017 – Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka mirëpritur ri-emërimin e homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati, për Ministër të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, duke e vlerësuar ri-emërimin e tij në krye të diplomacisë shqiptare si të rëndësisë së veçantë në konsolidimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike dhe komunitetin ndërkombëtarë.

“Me kënaqësi të veçantë mora lajmin për ri-emërimin e Ministrit Bushati edhe për një mandat në krye të diplomacisë shqiptare. Uroj që vazhdimi i punës së Tij të jetë i rëndësisë së veçantë, jo vetëm për integrimin e plotë të Republikës së Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike, por, edhe në vazhdimin e mbështetjes së fuqishme për konsolidimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat Euro-Atlantike dhe komunitetin ndërkombëtarë, ashtu siç Ministri Bushati ka dëshmuar me punën e tij gjatë mandatit të kaluar. Ministrit të ri-emëruar Bushati i ofroj mbështetjen time të plotë dhe paralelisht me këtë shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim për vazhdimin e bashkërendimit dhe koordinimit të çështjeve të interesit të përbashkët të të dyja shteteve ”, ka thënë Ministri Demaj.

Foto Galeria