2779 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 21 August 2017
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Demaj ngushëllon familjen Rexhepi, vlerëson kontributin e tij për shtet-ndërtimin e Kosovës

Prishtinë, 21 Gusht 2017 – Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka shprehur ngushëllimet e tija për ndarjen e hershme nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, duke e vlerësuar edhe kontributin e tij gjatë procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës.

“Me pikëllim dhe dhembje të madhe e morën lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Ish-Kryeministri Rexhepi me punën, përkushtimin dhe angazhimin e tij ka dhënë një kontribut tejet të rëndësishëm gjatë procesit të shtet-ndërtimit në Kosovë. Ngushëllime familjes dhe miqve”, ka thënë Ministri Demaj. 

Foto Galeria