2781 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 August 2017
  • SHARE
  • PRINT

Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë nënshkruajnë marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

Prishtinë, 16 Gusht 2017 – Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje të re dy-palëshe në mes dy vendeve, e cila synon hapjen e pikës së re kufitare në Stançiq, duke i kontribuar edhe më tej bashkëpunimit ndër-kufitar në mes dy vendeve respektive.

 

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj dhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Arta Toqi.

 

Kjo është marrëveshje është vlerësuar si shumë e rëndësishme nga përfaqësuesit politik të të dyja vendeve, pasi që do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

 

“Sot është një ditë e veçantë, sidomos për zonën e Anamoravës, pasi është nënshkruar një Marrëveshje që hap edhe një derë rreth lëvizjes së lirë, e sidomos për ata që jetojnë në këto zona. Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, ka thënë U.D. Ministri Demaj, pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

 

Vlerësim të ngjashëm për rëndësinë e kësaj Marrëveshje ka bërë edhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi.

 

“Është ditë e rëndësishme hapja e kësaj pike kufitare sa i përket banorëve, pasi do të shkurtojë rrugën për 20 deri në 25 kilometra. Shpresojmë në një afat shumë të shkurtër do ta finalizojmë këtë projekt ”, tha Toqi.

 

Foto Galeria