2786 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 01 August 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Murtezaj nderohet nga Akademia Diplomatike e Vjenës

Vjenë, 1 Korrik 2017 - Në një ceremoni të veçantë, në prani të shumë personaliteteve të shquara nga Austria dhe bota, Akademia Diplomatike e Vjenës, ka nderuar zëvendës-ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, duke e pranuar atë në Dhomën e Famës Alumni të Akademisë Diplomatike.

Ky nderim i lartë akordohet për personalitetet më të shquara nga gjithë bota, që janë alumni të Akademisë Diplomatike të Vjenës. 

Me këtë rast, Drejtori i Akademisë, Ambasadori, Hans Winkler, duke vlerësuar lartë Murtezajn si alumni të shquar të Akademisë, e ka falenderuar atë për pjesëmarrjen në ceremoninë e organizuar dhe për rolin dhe kontributin e tij në diplomaci. 

“Jam mirënjohës pafundësisht për këtë nderim jetësor që më është bërë, nga ky Institucion me reputacion të lartë botëror dhe jam shumë i lumtur që si kosovar do mund të kontribuoj për botën edhe nga një dimension tjetër”, është shprehur zëvendësmiinistri Murtezaj. 

Akademia Diplomatike e Vjenës njihet si akademia më e vjetër në botë e diplomacisë dhe një nga institucionet më prestigjioze botërore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. 

Këtë vit Akademia në Dhomën e saj të Famës, ka pranuar tre personalitete nga gjithë bota. Para disa viteve i njëjti nderim i është bërë Presidentes aktuale të Kroacisë.

 
 

Foto Galeria