2796 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 June 2017
  • SHARE
  • PRINT

Murtezaj udhëheq konsultimet politike bilaterale me Austrinë

Prishtinë, 24 maj 2017 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj ka takuar një delegacion të nivelit të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm, Michael Linhart. Duke e njoftuar mysafirin për të arriturat e Kosovës, zëvendësministri e ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm, Linhart, për mbështetjen e Austrisë në shtetndërtimin e Kosovës si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që shteti austriak po i ofron Republikës së Kosovës në të gjitha proceset integruese evropiane.

Murtezaj ka kërkuar që përkrahja e Austrisë mike të vazhdoj edhe më tutje sidomos në sferën e shkencës, teknologjisë e inovacionit, me theks të veçantë të ndihmohen sektorët ku preken të rinjtë, si potenciali më i vlefshëm i vendit tonë. 

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim është vlerësuar si një hap shumë i mirë për vendin tonë në rrugën e shtetit drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Gjithashtu plotësimi i shumicës së kushteve në procesin i liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë është cilësuar si një sukses për shtetin e Kosovës. Në këtë takim është dakorduar që të vazhdohet me koordinim ndërshtetëror për aplikimin dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale. 

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm Linhart, i shoqëruar edhe nga ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler dhe zyrtarë të lartë nga Vjena, ka vlerësuar lartë marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, si dhe ka konfirmuar përkushtimin e Austrisë për të vazhduar bashkëpunimin bilateral. Linhart po ashtu ka falënderuar zëvendësministrin Murtezaj për mikpritjen dhe e ka inkurajuar në përkushtimin e tij në këtë drejtim.  

 
 

Foto Galeria