2798 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 June 2017
  • SHARE
  • PRINT

Fuqizohet Marrëveshja e bashkëpunimit për energji Kosovë - Shqipëri

Prishtinë, 19 maj 2017 – Është ratifikuar dhe ka hyrë në fuqi nga data 6 maj 2017 Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, për “shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST Sh.A dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.A” nënshkruar më 30 Mars 2016.

Marrëveshja në fjalë është realizuar në pajtim me nenin 20, paragrafi i tretë i Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare 04L-052.

Foto Galeria