2810 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 April 2017
  • SHARE
  • PRINT

Hoxhaj telefonatë urimi me homologun malazez: Hyrja në NATO garanci për sigurinë në Ballkan

Prishtinë, 29 prill 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot bisedë telefonike me homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanović, ku e ka përgëzuar për votimin në Parlamentin malazez pro anëtarësimit të këtij shteti në NATO.

 

Ministri Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, është një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO reflekton siguri më të madhe për Ballkanin dhe goditje ndaj tendencave për ndikime të jashtme anti-perëndimore në Ballkan. Ky votim i Parlamentit malazez është lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Kosovën si shtet fqinj dhe stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Hoxhaj.

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar dje pro anëtarësimit të vendit në NATO.

Foto Galeria