2812 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 April 2017
  • SHARE
  • PRINT

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për zhvillimet e fundit në Maqedoni

Prishtinë, 27 prill 2017 - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës po e përcjell me shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni dhe sulmin e raportuar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

MPJ konsideron se sjelljet e këtilla të dhunës dhe përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme dhe aspak nuk i shërbejnë demokracisë, paqes dhe stabilitetit në shtetin fqinj të Maqedonisë.

Në frymën e apelit të vendeve të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, ne besojmë se të gjithë aktorët politikë do të tregojnë vullnet për të dialoguar për interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar.

Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike.  

Foto Galeria