2814 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 April 2017
  • SHARE
  • PRINT

Hoxhaj takon ambasadorin jo-rezident të Belgjikës, diskutojnë aplikimin në organizata ndërkombëtare

Prishtinë, 27 prill 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim Ambasadorin jo-rezident të Belgjikës në Kosovë, François Bontemps.

 

Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme belge ndaj Kosovës para dhe pas pavarësisë, ministri Hoxhaj ka njoftuar ambasadorin me zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, ndërsa kanë folur edhe për çështje të sigurisë.

Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Hoxhaj ka kërkuar mbështetjen e Belgjikës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, pasi që Kosova planifikon të aplikojë në disa sosh këtë vit.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar se Kosova këtë vit planifikon të aplikojë edhe për statusin e kandidatit, duke qenë se është i vetmi vend në Ballkan që nuk e ka marrë ende këtë status.

“Këtë vit, ne planifikojmë të aplikojmë në disa organizata ndërkombëtare, por kemi në plan edhe aplikimin për statusin e kandidatit pasi që Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk e ka këtë status. Mbështetja e Belgjikës në këto procese të rëndësishme, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë Hoxhaj.

Mbështetja e madhe e Belgjikës, po ashtu, ka bërë që Kosova të bëhet anëtar i Organizatës Botërore të Doganave.

Foto Galeria