2824 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 04 April 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Demaj në Slloveni merr premtim për mbështetje ekonomike

Celje, 4 prill 2017 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni, ku po merr pjesë në forumin ekonomik Slloveni – Kosovë.

Ky aktivitetet bashkë organizohet nga Oda Ekonomike e Sllovenisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Klubi i bizneseve Slloveno - Kosovare në Prishtinë dhe Ambasada e Kosovës në Slloveni.

Në këtë konferencë u konfirmua edhe njëherë se Sllovenia dhe Kosova kanë bashkëpunim të mirë në të gjitha fushat, e sidomos duhet të shfrytëzohet dhe thellohet bashkëpunimi ekonomik, pasi bizneset sllovene janë të gatshme për të investuar në Kosovë. 

 
 

Foto Galeria