2842 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 March 2017
  • SHARE
  • PRINT

MPJ dënon aktin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi

Prishtinë, 13 Mars 2017 - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e dënon sulmin me armë ndaj avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.

MPJ shpreh solidarizimin e thellë me avokatin Vllasi, familjen e tij dhe të gjithë të afërmit që janë prekur nga kjo ngjarje e papranueshme dhe e shëmtuar për një shoqëri demokratike sikurse kjo që po angazhohemi ta ndërtojmë në Kosovë.

Ministria fton të gjitha institucionet e rendit që ti sjellin para përgjegjësisë personat e përfshirë dhe i uron shërim të shpejt z. Vllasi, i cili në muajt e fundit ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm për një sërë çështjesh të karakterit rajonal. 

Foto Galeria