2854 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 21 February 2017
  • SHARE
  • PRINT

Murtezaj: Parlamentet sjellin ndryshimet

Prishtinë, 21 shkurt 2017 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, ka marrë pjesë në punimet e Samitit të Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve evropiane, që po mbahet në Prishtinë nën organizimin e Komisionit për punë të jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Zëvendësministri Murtezaj theksoi rolin tejet të rëndësishëm të Parlamenteve në organizimin institucional të shtetit në kohën që po jetojmë.

“Në kohërat moderne, roli i shtetit është të sigurojë që secili person, qytetar apo banor, të ketë të drejtë të marrë pjesë në jetën sociale dhe në politikë. Parlamentet janë ato që me energjinë dhe kreativitetin e tyre i bëjnë ndryshimet. Në vizionin e saj, Kosova mban fuqishëm vlerat e paqes, dialogut, dhe bashkëpunimit” ka thënë zëvendësministri Murtezaj.

 
 

Foto Galeria