2886 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 January 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Murtezaj shënohet në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Gjermanisë

Prishtinë, 12 janar 2017 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, është shënuar në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Gjermanisë, me rastin e vdekjes së ish presidentit të Republikës federale gjermane, Roman Herzog.

 

Zëvendësministri Murtezaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit gjerman, duke theksuar rolin i ish-presidentit Herzog në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në veçanti kontributin e tij gjatë periudhës së luftës në vendin tonë, dhe poashtu angazhimin e tij në forcimin e paqes, lirisë dhe zhvillimit ekonomik të Gjermanisë dhe Evropës në përgjithësi.

Foto Galeria