2888 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 06 January 2017
  • SHARE
  • PRINT

Hoxhaj thirrje për tolerancë dhe paqe në urimin për Krishtlindjet Ortodokse

Prishtinë, 06 janar 2017 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Në mesazhin e urimit, Hoxhaj ka thënë se festa e Krishtlindjes përçon mesazhe të fuqishme të tolerancës, paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve pa dallim, ndërsa ka shprehur urime të përzemërta.

“Urimet më të përzemërta për festën e Krishtlindjeve, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks. Mesazhet e fuqishme që përcjell festa e Krishtlindjeve, paqja, toleranca e mirëkuptimi mes njerëzve, pa dallim, të jenë pjesë e jetës së përditshme të të gjitha familjeve”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Foto Galeria