3114 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 04 September 2017
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendëskryeministri për "EurActiv" Thaçi: Kosova gjithnjë më afër të ardhmes evropiane

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një editorial për portalin pan-evropian “EurActiv” është shprehur se bashkëpunimi i rritur i Kosovës dhe integrimi gradual në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian hedh themelet për qëllimit përfundimtar të vendit: aderimin në BE. Ai ka thënë se Kosova është gjithnjë më afër të ardhmes evropiane.

Në vijim po ju sjellim shkrimin e plotë.

Shkruan: Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës

E martë 27 tetor 2015, kjo do të shënohet si një datë vendimtare në historinë e Kosovës, datë kur shteti ynë ka nënshkruar marrëveshjen e tij të parë me Bashkimin Evropian. Kjo është “Dita Evropiane” e Kosovës. 

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA ) nënshkruar nga Kryeministri ynë dhe nga Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini , është kontrata e parë zyrtare mes BE-së dhe Kosovës dhe si e tillë, do të jetë hapi i parë vendimtar drejt procesit të anëtarësimit në BE. 

Si shteti më të ri i Evropës , i cili shpalli pavarësinë vetëm në vitin 2008 pas shkatërrimit nga lufta dhe gjenocidi më pak se dy dekada më parë, nënshkrimi i kësaj marrëveshje dhe bërja pjesë në familjen evropiane është e pasur me simbolikë politike. 

Kjo gjithashtu është një histori suksesi për politikën e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Negociatat për MSA-në ka filluar pas përfundimit të marrëveshjes së vitit 2013 në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila vuri në veprim procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. 

Në gusht të këtij viti ne kemi nënshkruar katër marrëveshje me Beogradin të cilat pritet të rrisin bashkëpunimin me sektorët e energjisë dhe telekomunikacionit , dhe transferimin e kompetencave tek komunitetet Serbe në Veri të Kosovës. 

Në ndërkohë ,gjatë kësaj vere parlamenti ynë ka arritur marrëveshje për të ndryshuar kushtetutën e Kosovës për themelimin e një gjykatë të veçantë/speciale në Hagë për hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë konfliktit . 

Plotësimi i MSA-së është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën . Kjo dërgon një mesazh pozitiv për të gjithë ata të cilët janë duke punuar shumë që të sjellin Kosovën në familjen evropiane dhe për ta vendosur drejtë brenda procesit të zgjerimit të BE-së. 

MSA-ja do të krijon një zonë të tregtisë së lirë mes BE-së dhe Kosovës , dhe kërkon nga që Kosova të zbatojë gradualisht acquis communautaire të BE-së në një sërë fushash të politikave , duke përfshirë drejtësinë, tregtinë, arsimin, punësimin , energjinë dhe mjedisin . 

Si rezultat i kësaj do të ndihmojë në integrimin e ekonomisë së Kosovës në tregun e përbashkët të BE-së, ndërtimin e besimit në ekonominë e Kosovës , duke rritur investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe rritjen e konkurrencës. 

Gjithashtu do të zhvillojë dialogun politik mes BE-së dhe Kosovës . Atëherë kur është koha e duhur , kjo mund të shpie Kosovën në përmbushjen e ambicieve të saja afatgjata për anëtarësim në BE. 

Prioritet kyç për qytetarët e Kosovës tashmë është arritja e premtimeve të shumëpritura të liberalizimit të vizave me BE-në , duke e bërë më të lehtë për qytetaret tanë që të vizitojnë miqtë dhe familjet e tyre në BE. 

Komisioni pritet të bëjë një propozim lidhur më këtë çështje para Krishtlindjeve.

Kosova tani i ka pambushur të gjitha kërkesat teknike të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të BE-së, me përmirësimet që përfshihen nga siguria e dokumenteve , menaxhimin e kufijve , luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të drejtat e minoriteteve , riatdhesimin dhe politikat e ri-integrimit për emigrantët ilegalë. 

Ne gjithashtu  kemi trajtuar me sukses rritjen e papritur të migrimit ilegal të qytetarëve tanë në BE , drejtuar nga grupet rajonale të krimit të organizuar. Brenda disa muajve ne kemi arritur që të ulim numrin e atyre që dëshironin të largohen nga Kosova, nga qindra njerëz në ditë gati në zero. 

Përveç kësaj, ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për të inkurajuar kosovarët që të kthehen dhe u kemi siguruar mbështetje për ri-integrimin e tyre në vendin e tyre. Më shumë se 15.000 kosovarë janë kthyer në shtëpitë e tyre gjatë këtij viti, shumica e të cilave janë kthyer vullnetarisht. 

Për këto arsye ne shpresojmë që së shpejti të marrim një rekomandim pozitiv nga BE-ja. Një aspekt i rëndësishëm i MSA-së është përforcimi i procesit të dialogut ndërmjet Brukselit dhe Prishtinës , dhe të reformave politike dhe ekonomike në Kosovë. 

Ne e dimë se procesi i reformës ka ende punë për tu kompletuar . Raporti vjetor i Kosovës 'Progresi i vendit " , i cili do të publikohet nga Komisioni gjatë javëve të ardhshme, ka gjasa që të përshkruaj situatën në një mënyrë të paqartë , veçanërisht në çështje të tilla si në sundimin e ligjit dhe administratën publike. 

Qeveria e Kosovës është thellësisht e përkushtuar në procesin e integrimit evropian dhe në objektivin tonë përfundimtar të anëtarësimit në BE. Sa më e madhe e të jetë prezenca e BE-së në vendin tonë, aq me i suksesshëm dhe stabil  do të jetë. Ky do të jetë një përftim për rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës. 

Tani që MSA është arritur, marrëdhëniet Kosovë - BE do të rritet në një nivel më të madh të bashkëpunimit . Ne shpresojmë se ky është fillimi i rrugëtimit evropian të Kosovës.

Burimi: http://www.euractiv.com/sections/enlargement/kosovos-european-future-edges-closer-319135

 

Foto Galeria