3368 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 23 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Filmi “Përjetësisht fëmi”, edhe në tri festivale të rëndësishme ndërkombëtare

Prishtinë, 23 janar 2018 - Filmi i shkurtër ‘Përjetësisht fëmi’ /Eternally Child/ i Lorena Sopit do të jetë pjesë e programeve zyrtare edhe në tri festivale të rëndësishme ndërkombëtare. Nga data 02 – 09 shkurt do të jetë pjesë e edicionit të 20 jubilar në Spokane International Film Festival – Usa, nga data 20-24 shkurt në Filmmaker International Film Festival i cili mbahet në Malaga të Spanjes, kurse nga data 03- 09 mars në Sharm El – Sheikh Film Festival në Kajro të Egjiptit. ‘Përjetësisht Fëmi’ deri më tani ka prezantuar Kosovën në 36 festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe ka fituar tetë çmime kinematografike.

Çmimet:

Accolade Global Film Competition – La Jola, USA 2017 – Award of Merit

Wendy’s Short Film Festival – Austin, USA 2107 – Best Drama Short

Texas Short Film Festival – San Diego, USA 2017 – Best Foreign Short

Bangalore Short International Film Festival – Bangalore, India 2017 – Special Jury Prize

Gold Movie Awards – London, UK 2017 – Best Short Film

Hellfire Film Festival – Kent, UK – Best Short Film

Pink City International Film Festival – Jaipur, India – Best Director

Montecatini International Short Film Festival – Montecatini, Italy 2017- Special Prize

Burimi:http://www.kultplus.com/filmi/filmi-perjetesisht-femi-edhe-ne-tri-festivale-te-rendesishme-nderkombetare/ 

 
 

Foto Galeria