3369 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Pianistja kosovare para publikut gjerman me kryeveprën e Bachut

Prishtinë, 25 janar – Vepra “Goldberg Variations” e kompozitorit të njohur Johann Sebastian Bach, e cila përbëhet nga 30 variacione, konsiderohet si një prej më të vështirave për interpretim.Preferohet që të luhet për ata që kanë një bagazh muzikor. Por e gjithë kjo nuk vlen në rastin e pianistes kosovare Fatjona Maliqi, e cila është vetëm 21 vjeçe.

 

Ajo po përfundon studimet në Universitetin e Münsterit në Gjermani në klasën e profesorit Heribert Koch. Maliqi më datën 27 do të ngjitet në skenë për t’u bërë pjesë e serive të koncerteve që mbahen tash e dy dekada në qytetin Königswinter. Koncerti titullohen “Mjeshtrit e rinj të së nesërmes”. Megjithëse ky koncert i saj ishte planifikuar pas një viti, Maliqi është ftuar si zëvendësim për një violonçelist që ishte paraparë që të ngjitej në skenë. Por, për fat të saj, ajo vetëm se e kishte perfeksionuar veprën e Bachut, ku para disa javësh e kishte interpretuar në Universitet. Pritja nga publiku ka bërë që ajo të jetë propozimi i menjëhershëm për të interpretuar. “‘Variacionet Goldberg’ nga kompozitori Johan Sebastian Bach është njëra nga veprat më të çmuara dhe më të vështira të literaturës për piano. Maliqi, e cila vjen nga qyteti i Gjilanit. Në vitin 2013 ajo fitoi garën “Pianisti i ri” në Prishtinë dhe që nga ajo kohë profesori Heibert Koch e ka marrë përsipër trajnimin e saj të mëtejshëm dhe po e përgatit për koncerte në Gjermani.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/71429/pianistja-kosovare-para-publikut-gjerman-me-kryevepren-e-bachut/ 

Foto Galeria