3373 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Filmi kosovar pjesë e festivalit International Grenzland-Filmtage në Gjermani

Prishtinë, 29 janar 2018 - Me regji të Zgjim Terziqit, filmi i metrazhit të shkurtër “Një Muaj”-“A month”, është zgjedhur zyrtarisht që të jetë pjesë e garës shorts në edicionin e 41-të të International Grenzland-Filmtage, shkruan KultPlus.

Ky festival është një nga festivalet më të vjetra të filmit në gjermani, ndërsa regjisori i njohur Aki Kaurismaki kishte premierën gjermane të tre filmave të tij të parë në Grenzland-Filmtage. Ky është festivali i shtatë në të cilin është përzgjedhur të merr pjesë filmi i Zgjim Terziqit, i cili mbahet nga 5 deri më 8 prill 2018-të. ‘Një Muaj’ është film i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Anën, një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmban përkujdesjen e saj, secila me rend nga një muaj, shkruan KultPlus. Në këtë film luajnë: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha, Lis Spahiu. Këto janë festivalet ku “Një Muaji” është prezantuar: 10th Trenton Film Festival 22 – 25 March International Narrative Shorts Competition, Short to the Point Film Festival November Selection 2017, 16th Rome Independent Film Festival 28 November – 3 December 2017 Official Selection, 39th Cairo International Film Festival 21 – 30, November Official Selection – Short Film competition International Cinema of Tomorrow WORLD PREMIERE, 6th Flathead Late International Cinemafest 26 – 28 January Official Selection – International Shorts, 16th Dhaka International Film Festvial 12 – 20 January 2018 Official Selection Short and Independent.

Burimi:http://www.kultplus.com/filmi/filmi-kosovar-pjese-e-gares-ne-festivalin-international-grenzland-filmtage-ne-gjermani/ 

 
 

Foto Galeria