3374 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

“Agnus Dei”, filmi më i mirë i metrazhit të gjatë në CIFF - Montreal

Prishtinë, 29 janar 2017 - Në Edicionin e vitit 2018 të Canada Indepedent Film Festival, i cili ka përfunduar mbrëmë në Montreal të Kanadasë, filmi kosovar “AGNUS DEI” me skenar e regji të Agim Sopi, ka fituar Çmimin e filmit më të mirë /Best Feature Film/.

 

Në festivalin që konsiderohet si ‘Top 100 festivalet më të vlefshme’ janë shfaqur filma nga SHBA, UK, Gjermania, Franca, Kroacia, Kina, Brazili, Serbia, Australia, Italia, Irani, Kosova, Rusia, Greqia, Holanda, Spanja, etj. Filmi kosovar “Agnus Dei” është shfaqur në mbyllje të festivalit dhe është mirëpritur nga publiku në sallën e mbushur plotë në Cinema Park të Montrealit. Në natën gala, në emër të ekipit të filmit Agnus Dei çmimin e ka pranuar Lorena Sopi. Juria pesë antarëshe e udhëhequr nga kineasti kanadez David Leonard, ka shpallur fituesit e festivalit në disa kategori: Filmi më i mirë debytant është shpallur NOTURNO nga Eduardo Mattos, filmi më i mirë i shkurtër AN ANTERLIFE nga Jeremy Rigby, filmi më i mirë kanadez i gjatë ROAD TO TOPHET nga Steve Schmidt, filmi më i mirë i gjatë AGNUS DEI nga Agim Sopit, filmi më i mirë dokumentar VIF nga Didier Beringuer, filmi më i mirë i animuar TWICE UPON A TIME nga Vojin Vasovic, seriali më i mirë televiziv SHAKESPEAR REPUBLIC nga Sally Mclean, etj. Para dhjetë ditësh, filmi Agnus Dei ka fituar edhe Çmimin e filmit më të mire të gjatë – Përzgjedhje speciale /Best Feature – Special Mention/ në Edicionin annual të Gold Movie Awards në Londër. Ky festival përzgjedh filmat nga e gjithë bota për çdo muaj dhe në fillim të çdo viti pasues realizon Edicionin annual të filmave më të mirë. Filmat e përzgjedhur gjat edicionit të vitit kalendarik 2017 kanë kapur një numër rekord prej më shumë se 18.000. Me këto dy çmime të reja “Agnus Dei”, shënon 93 çmime ndërkombëtar të fituara nga më shumë se 200 festivale në të katër anët e botës. “Agnus Dei”, shtjellon dramën e Petrit, një të riu rreth të tridhjetave, i cili bënë një jetë të dëshpëruarish me të ëmën Maria dhe burrin e saj Stojanin në një fshat në Serbi. Petri, ka lindur në Kosovë nga një ‘dashuri e ndaluar’ mes nënës së tij Maria dhe babait shqiptar Dinit. Petri, cytet nga e ëma dhe rrethi që të shkoj në luftën e Kosovës. Ai do të ikën nga lufta për në perëndim, por mobilizohet dhunshëm dhe rekrutohet në një njësit ushtarak në luftën e Kosovës. Në një aksion të përgatitur në shenjë hakmarrjeje, Petri vret babanë vet Dinin, të cilin nuk kishte arritur asnjëherë ta njoh. Duke mos mundur të duroj krimet arbitrare në njësitin e tij, Petri dezerton nga ushtria. Ai merr me vete të bijën e Dinit, Marien dhe ikën. Gjatë një rrugëtimi të vështirë, kur ata ndiqen nga palët e armiqësuara, Petri dhe Maria bien në dashuri. Ata arrijnë të kthehen në shtëpinë e Petrit. Gjat raporteve të tensionuara me të ëmën, Petri mëson se ka vrarë babanë e vet biologjik dhe se është dashuruar në motrën e vet. Duke mos mundur ta përballoj dramën e papritur, ai ia merr vetes jetën.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/72103/agnus-dei-filmi-me-i-mire-i-metrazhit-te-gjate-ne-ciff-montreal/ 

Foto Galeria