3380 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ansambli i Forcave të Sigurisë së Kosovës u prezantua me koncert në Washington DC

Prishtinë, 9 shkurt 2018 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington DC, për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës mbrëmë ka organizuar koncert festiv me Ansamblin e tunxhit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

 

Në këtë koncert interpretuan pjesëtarët e ansamblit të FSK-së, Avni Krasniqi dhe Ardit Pira në trumpetë, Bledar Bujupi në korno, Betim Krasniqi dhe Rejhan Rexha në trombon dhe Shkumbin Bajraktari në klarinetë. Po ashtu dhe ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku mbrëmë ka postuar një fotografi me këtë ansambël. “Me djemtë më të mirë të Kosovës, gati për pritjen për #Kosova10”, kishte shkruar ambasadorja Çitaku. Në këtë koncert që është mbajtur mbrëmë në The Meridian House – Washington, DC, kanë qenë të pranishëm lider nga Kosova dhe edhe shumë personalitete amerikane por edhe dhe shqiptaro-amerikane. 

Burimi: http://www.kultplus.com/muzika/ansambli-forcave-te-sigurise-se-kosoves-u-prezantua-koncert-ne-washington-dc-foto/ 

 
 

Foto Galeria