3382 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ekspozita “Rrënjët e shtetit” tregon rrugëtimin e shtetit të Kosovës

Prishtinë, 12 shkurt 2018 - Ekspozita “Rrënjët e shtetit” është ndër aktivitetet që kanë shënuar ditën e dytë të festimeve për nder të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ekspozita, kurator i së cilës është Bejtullah Destani, është hapur në orën 15:00, në sheshin “Skënderbeu” dhe përmban 110 fotografi të ballinave të gazetave të botës që kanë raportuar për zhvillimet në Kosovë nga 1968 e deri më 2008. “Ekspozita tregon rrugëtimin e Kosovës nga demonstratat e vitit 1968, nëpër zhvillimet në vitet 80 e 90, e deri te festa dhe gëzimi i shpalljes së pavarësisë më 2008”, tregon për ekspozitën Ardian Arifaj nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. “Është një rast i mirë të kujtojmë historinë apo për të rinjtë që ta mësojnë historinë e vonë, por të lavdishme të Kosovës”, shtoi ai.

Burimi:http://zeri.info/kultura/186015/ekspozita-rrenjet-e-shtetit-tregon-rrugetimin-e-shtetit-te-kosoves/ 

 

Foto Galeria