3384 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Sopranoja Elbenita Kajtazi-Halimi, gjysmëfinaliste në garën prestigjioze në Angli

Prishtinë, 13 shkurt 2018 - Sopranoja e njohur kosovare, e cila po bën karrierë jashtë vendit, është gjysmëfinaliste në garën e njohur të këndimit “Glyndebourne Opera Cup” në Britani të Madhe. Elbenita Kajtazi-Halimi është pjesë e listës me 23 këngëtarë të tjerë nga vende të ndryshme të botës, të cilët në mars të këtij viti do të garojnë për top 10-she dhe çmimin kryesor, shkruan sot “Koha Ditore”.

 

Fituesi i vendit të parë shpërblehet me 15 mijë funte dhe rol që brenda pesë vjetëve të prezantohet nëpër shtëpi prestigjioze operistike. Kajtazi-Halimi është përzgjedhur në mesin e rreth 200 aplikuesve në raundet preliminare dhe audicionet që kishin zënë vend në Berlin, Londër dhe Filadelfia. “Glydebourne” është shtëpi operistike në Angli, e cila që nga viti 1934 ka shërbyer si hapësirë për festivalin vjetor “Clydebourne Festival Opera”.

http://www.koha.net/kulture/75198/sopranoja-elbenita-kajtazi-halimi-gjysmefinaliste-ne-garen-prestigjioze-ne-angli/  

Foto Galeria