3385 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Për nder të 17 shkurtit, alpinistë nga Kosova “pushtojnë” Kilimanxharon

Prishtinë, 13 shkurt 2018 - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur drejtuesit e Shoqatës Bjeshkatare-Alpiniste “Shkëmbi” të udhëhequr nga kryetari Mensur Gashi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

 

Pesë anëtarë të kësaj shoqate, për nder të jubileut të 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2018, synojnë të pushtojnë Majën e Kilimanxharos, në Tanzani të Afrikës, konkretisht “Uhuru Peak” (Majën e Lirisë), në një lartësi mbidetare prej 5895 metra. Ky aktivitet i natyrës sportive e promovuese mbështetet nga MKRS-ja dhe realizohet në kuadër të agjendës për shënimin e 10-vjetorit. Gashi me këtë rast u informua për planet dhe detajet e kësaj ekspedite si dhe për aktivitetet tjera që realizon shoqata “Shkëmbi”. “Ekspedita e alpinistëve tonë për ‘pushtimin’ e Kilimanxharos është një aktivitet i rëndësishëm në kuadër të agjendës së ngjeshur që ka përgatitur shteti ynë për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Është një nder që shteti ynë të promovohet në Afrikë në këtë datë të shënuar”, u shpreh ministri.

http://www.koha.net/sport/75101/per-nder-te-17-shkurtit-alpiniste-nga-kosova-pushtojne-kilimanxharon/ 

Foto Galeria