3389 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 15 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Rita Ora konfirmon personalisht se do të vijë në Kosovë

Prishtinë, 15 shkurt 2018 – Këngëtarja Rita Ora ka bërë të ditur përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook se do të jetë e pranishme në Kosovë, me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës.

 

“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluze të cilën e kam dizajnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë personale në Facebook. Gjithashtu në fotografinë që e ka shoqëruar me këtë mesazh shihet teksa shkruan me shkronja të mëdha Kosova, e cila shoqërohet me fjalët “Kosova Newborn, Rita Ora në ditën e pavarësisë 2018, në përvjetorin e dhjetë të Kosovës”, shkruan ndër të tjerash në imazhin. Organizatorët e koncertit të këngëtares, i cili do të mbahet më 17 shkurt, kanë pohuar për Telegrafin se bukuroshja jonë do të jetë para publikut rreth orës 22:00. “Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00, para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora”, kishte thënë Adil Behramaj. Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. 

Burimi:https://telegrafi.com/rita-ora-jam-e-lumtur-qe-te-jem-ne-prishtine-ne-dhjetevjetorin-e-pavaresise-se-kosoves/ 

Foto Galeria