3390 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Në New York hapet ekspozita “Frymëmarrja e Jetës së re” sjell kujtime të luftës dhe bukuritë e Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt 2018 - Konsullata e përgjithshme e Kosovës në New York, ka nisur aktivitetet për ta kremtuar dekadën e parë të pavarësisë së vendit, duke hapur ekspozitën fotografike të titulluar “Frymëmarrja e Jetës së re”.

 

Fotografitë e prezantuara në këtë ekspozitë janë shkrepur në pjesë të ndryshme të Kosovës nga fotografët Shkëlzen Rexha dhe Arben Llapashtica. Këto fotografi sjellin disa kujtime të luftës, si dhe bukuritë dhe zejet e shtetit më të ri të botës. Teuta Sahatqija, e cila është konsulle e përgjithshme e Kosovës në New York, u shpreh e lumtur që dy artistë të njohur, përmes fotografive sollën copëza të përzgjedhura nga viset e ndryshme, zejet, veshjet, tradita dhe disa kujtime nga Kosova. Ngjarjet, të cilat organizohen nga Konsullata e përgjithshme e Kosovës për ta shënuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë, do të përfundojnë me një koncert, i cili i dedikohet këngëtares legjendare, Nexhmije Pagarusha.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/75790/ne-new-york-ekspozita-frymemarrja-e-jetes-se-re-sjell-kujtime-te-luftes-dhe-bukurite-e-kosoves/ 

Foto Galeria