3391 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Rita Ora: Mezi pres të vi në Kosovën time

Prishtinë, 16 shkurt 2018 - Rita Ora të shtunën, më 17 shkurt do të performojë në qendër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza”. Ajo përmes një video-mesazhi është shprehur tejet e lumtur për faktin se do e mbajë koncertin në qytetin ku ka lindur, shkruan Indeksonline.

 

“Vendi im KOSOVA! Po vi në shtëpi !!! Ky është mesazhi im për ju! Nuk po mund të pres që të vi e të mbaj një koncert për ju të gjithë në Prishtinë tek sheshi Nënë Tereza! Mu në qendër të qytetit !! Të festojmë 10-vjetorin e pavarësisë! Jam shumë krenare që jam lindur në Prishtinë dhe që do të performoj si Ambasadorja juaj dhe si mikesha juaj !! Le ta bëjmë këtë !! Shihemi të shtunën !!”, ka shkruar ajo. Rita do të shfaqet para publikur në orën 22:00.

Burimi: http://indeksonline.net/rita-ora-mezi-pres-te-vi-ne-kosoven-time-foto/  

 
 

Foto Galeria